Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën Supreme të Kosovës për ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovcin lidhur me aferën “Pronto”. Vendimi do t’iu dorëzohet palëve me shkrim.
Në këtë seancë vetë Grabovci ka thënë se është i habitur me faktin se është dënuar nga Gjykata e Apelit duke shtuar se nuk i ka bërë padrejtësi askujt.
“Më çudit fakti si mund të akuzohem që i kam bërë padrejtësi dikujt”, ka thënë Grabovci.
Ndërkohë bisedat e shumta të publikuara, Grabovci ka thënë se kanë qenë “konsultative”.
Grabovci në fjalën e tij ka thënë se “i vjen keq çka ka ndodhur”.
“Mua më është bërë gjykim moral. Atë çka ka ndodhur në Gjykatën e Apelit, e vlerësoj plotësisht të padrejtë”, ka thënë tutje ai.
Avokati Florent Latifi që e përfaqëson Grabovcin ka thënë se shpreson që Supremja do të përgjigjet për ligjshmërinë e provave.
Latifi pretendon se materialet që janë përdorur në këtë procedurë penale do të duhej të asgjësoheshin.
Sipas Latifit, këto prova do të duheshin të shpallen të papranueshme e siç ka thënë ai, me të tilla veprime rrezikohet siguria juridike e secilit.
Grabovci dhe të akuzuarit tjerë në rast, në janar të 2020-s ishin liruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por Gjykata e Apelit i kishte gjetur fajtorë. Grabovcit i ishte shqiptuar dënim me 1 vjet e dy muaj burgim, që nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale në kohëzgjatje prej dy vitesh. Grabovci ishte ankuar në vendimin e Apelit./Express
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...