Zyrat e Vetëvendosjes në rrugën “Kasim Haxhimurati” në Prishtinë janë vjedhur nga dikush. Gazeta Express mëson se aty janë vjedhur dy laptopë dhe 800 euro. Tashmë Policia e Kosovës ka nisur hetimet, ndërsa rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.
“Rasti është hapur në polici, vjedhje e rëndë sot rreth orës 10:00. Ka ndodhur në një objekt në rrugën Kasim Haxhimurati në Prishtinë”- ka konfirmuar policia.
Dyshohet se vjedhja ka ndodhur dje, ndërsa rasti është hapur sot në polici.
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...
Kurti në Gjermani: Të rinjtë dhe kompanitë kosovare, potenci...
PDK-ja refuzon rikthimin e Fatmir Limajt në parti
Zbulohet një laborator i drogës nën kotecin e pulave në Mali...