Sonte rreth orës 20:00 ka ndodhur një grabitje e armatosur në bankën “Pro Credit Bank”, në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë.
Rastin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku ka thënë se policia është duke punuar në zbardhjen e rastit.
“Rreth orës 20:00 në rrugën ‘Bill Clinton’, derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke i deponuar paratë në filialen e një banke, të njejtit dyshohet se janë grabitur nga persona të armatosur, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve. /arbresh.info/

Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C