Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për Arbresh.info se grabitja ka ndodhur rreth orës 08:30.
Sipas informacioneve të para, Ahmeti tha se dyshohet se një person i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave.
“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë