Një person është arrestuar për grabitjen që ka ndodhur sot në oborrin e një qendre tregtare në Veternik, Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media, transmeton Arbresh.info
Në njoftim thuhet se Prokuroria është në ndjekje të personave të tjerë të cilët ndodhen në arrati.
LEXO EDHE:
Dy të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik janë në gjendje të rëndë
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se Prokurori kujdestar është informuar nga Njësiti Policor se në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur rasti i ‘’Grabitjes’’ në oborrin e një qendre tregtare ‘’Albi Mall’’. Ndërkohë hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit kanë ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, thuhet në njoftim.
LEXO EDHE:
Dy të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik janë në gjendje të rëndë
“Tani për momentin nuk mund të jepen të dhëna të detajuara lidhur me këtë rast, mirëpo Prokurori i shtetit është i përkushtuar që në koordinim dhe bashkëpunim me organet e rendit të zbardh cështjen në tërësi”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe, dy persona janë plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri gjatë një grabitje sot në Veternik./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dy të plagosur dhe asnjë i arrestuar nga grabitja, flasin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...