Lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit edhe Ministër për Kthim dhe Komunitete, tha se do të “suspentojnë” veten nëpër institucione të Kosovës.
“Edhe ne, përfaqësuesit e serbëve do ta suspendojmë vetën nëpër institucione, deri sa gjyqtarja Liljana Stevanoviq të kthehet në punë. Përveç njerëzve nëpër institucione, kryetarëve të komunave me shumicë serbe, pozitat e tyre do t’i ngrijnë të gjithë gjyqtarët dhe punëtorët e gjykatave”, është shprehur Rakiq.
Këto komente ai i ka bërë në protestën e serbëve në veri të vendit.
Sipas Rakiqit, serbët janë të frikësuar për të ardhmen e tyre.
Kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, është suspenduar të enjten nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).
Edhe Inspektorati Policor i Kosovës ka paralajmëruar se do të ndërmarrin masa ndaj disa policëve serbë.
Krejt këto suspendime po bëhen shkaku i pjesëmarrjes së tyre në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë.
Protestuesit në veri, po mbanin pankarta në të cilën thuhej “Kurti prishi marrëveshjen e Brukselit, Kurti prishi të gjitha”./arbresh.info/

Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...