Disa nga vizitorët e pishinës së gërmisë kanë hall tjetër. Dikush po frikësohet nga ky vend, për shkak të gojëdhënave se aty mund të ketë varreza. Këso lloj gjërash thuhen e besohen edhe për një tjetër vend.
Megjithatë, mbesin në nivel legjendash, meqë shkenca nuk jep shpjegime për gjëra të tilla.
Një tokë në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës mendohet të jetë shumë më e vlefshme sesa duket. Në fakt, pretendohet se ajo mban të fshehur brenda vetës një pasuri të tërë. Legjenda për të thotë se aty ka lira e dukat të moçëm.
“Flitet që komplet lirat qysh është shit kjo tokë janë të fshehura në këtë tokë’, tregon për Klan Kosovën, një banor.
Por këto deri më tani mbetën vetëm fjalë pasi nuk është se ndonjëherë është gjetur diçka në të.
“Nuk e di që i ka kërku dikush. Për shtet jo e për privat nuk e di”, shpjegon ai.
Kjo është vetëm një legjendë për të cilën flitet në rrethin e Prishtinës.
Tjetra lidhet me Pishinën e Gërmisë. Për të thuhet se u bë mbi varreza. Por këto për shpëtimtarët, janë veç thashetheme.
‘Unë i garantoj qytetarët se pishina e Gërmisë nuk është e ndërtuar mbi varreza’, thotë një zhytës.
Ai thotë se edhe po të ishte e vërtetë gojëdhëna nuk ka gjë të keqe apo të rrezikshme për ata që lahen në të.
Këtë që e thotë e arsyeton me mësimet që mori teksa u trajnua për shpëtim.
Legjenda si këto ka edhe në pjesë të tjera të Kosovës.
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...