Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Arbresh.info s se një këmbësore është goditur nga një veturë, ndërsa ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Ajo tha se këmbësorja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Enver Maloku Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, konfrirmoi ajo
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...