Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte dyshohet se qëllimisht me veturë ka goditur zyrtarin policor.
Sipas njoftimit, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Prishtinë / 04.02.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk kishte respektuar urdhrin për ndalim i cili ishte dhënë nga zyrtari policor, e më pas dyshohet se qëllimisht me veturë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...