Dy persona janë goditur nga rryma derisa ishin duke punuar në ndërrimin e njehsorëve në Gjilan, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe inspektorati i punës.
“Rr. Skënderbeu, Gjilan / 01.12.2025 – 12:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve, janë goditur nga rryma. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës