Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas emërimit të Christopher Gosnell si gjyqtar i ri në Gjykatën Speciale nga shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Sipas Behramit, ky veprim dëshmon se Gjykata Speciale nuk është në varësi të institucioneve të Kosovës.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ai ka deklaruar se gjyqtarët e kësaj gjykate u raportojnë EULEX-it dhe UNMIK-ut, e jo shtetit të Kosovës.
“Për ata që ende mendojnë se Gjykata Speciale është e Kosovës: shikoni se si shefi i EULEX-it i emëron gjykatësit e Speciales. Prandaj këta nuk u raportojnë institucioneve të Kosovës, por u raportojnë EULEX-it dhe UNMIK-ut”, ka shkruar Behrami./Arbresh.info
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...