Në seancën e së mërkurës, në gjykimin që është duke u zhvilluar ndaj Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka filluar dëshminë e saj dëshmitarja W04676, transmeton arbresh.info.
Para hyrjes së dëshmitares në sallë, prokurorja Silvia Dascoli bëri të ditur se për shkak të natyrës specifike të dëshmisë së dëshmitares në fjalë, pjesa më e madhe do të zhvillohet në seancë private.
Tutje ajo tha se do të bëjnë çmos që një gjë e tillë të ndodhë sa më pak.
E më pas Gjykata Speciale njoftoi se për arsye teknike, seanca ndaj Salih Mustafës do të fillojë më vonë për arsye tektike.
“Për arsye teknike seanca e sotme ndaj Mustafës do të fillojë më vonë. Ne do t’ju informojmë, sapo të jemi në dijeni, për kohën e fillimit të seancës”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Kujtojmë se më 11 nëntor, ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i gjashtë i mbrojtur me kodin 4669, kurse sot pritet të fillojë dëshminë, dëshmitari i shtatë./arbresh.info/
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...