Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, lidhur me shkeljet e Kushtetutës nga ana e Qeverisë Kurti.
Me këtë rast Arben Abrashi tha se Kurti e nisi me tendencën për të kontrolluar gjithçka, raporton arbresh.info.
Ai tha se edhe me situatën e pandemisë ai ka vendosur masa të kundërligjshme dhe kundërligjshëm ka arrestuar edhe persona qe nuk i kanë respektuar këto vendime.
“Albin Kurti veprimin e tij nuk e nisi siç duhet, por e nisi të kundërtën e nisi me tendenca për të kontrolluar gjithçka. Gjykatës Kushtetuese i është dashur të merret dy herë me një qeveri që nuk i respekton ligjet. Kurti shkarkoj një ministër të LDK për të krijuar një shumicë e të marrë vendime. Qeveria në ikje nuk e respektoi Kuvendin dhe tregoi se janë të interesuar për pushtet”, deklaroi ai.
“Sidomos situata me pandemi duke kufizuar lëvizjen. Kjo qeveri ka vendosur masa të kundërligjshme dhe kundërligjshëm ka arrestuar edhe persona qe nuk e kanë respektuar këtë vendim antikushtetuese. Kësaj qeverie dhe Albin Kurtit duhet se nuk i ka penguar që ka shkelur ligjet e kësaj kushtetuese. Por Kurti që kur ka ardhur ne pushtet ka krijuar drama dashurie me Serbinë”, tha ai./arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...