Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që ti shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve të dyshuarit, Xhevat Nuhës me rastin e plagosjes me armë zjarri që ndodhi para dy dite në Komoran.
I plagosuri në fjalë ishte vëllau i deputetit të Kuvendit, Rexhep Selimi, Islami.
Prokuroria këtë kërkesë e ka bërë me ndërlidhjen e veprës penale vrasje në tentativë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se seanca dëgjimore e Gjykatës Themelore do të mbahet sot ku do t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit sipas kërkesës së Prokurorisë.
Kësisoj, Indeksonline mëson se i dyshuari Nuha është prej fshatit “Kishnareke” të Komoranit./Indeksonline/
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...