Gjykata sot vendosi t’i lërë të lirë dy policët që dyshohet se manipuluan provat në rastin Ivanoviq.
Klan Kosova ka siguruar vendimin e gjykatës Themelore të Mitrovicës, me të cilin refuzohet kërkesa për paraburgimin e dy policëve, të dyshuar për asgjësimin e provave në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Në dokumentin që mban emërtimin e Republikës së Kosovës në tri gjuhë, por që ai në shqip është shkruar me gabime, gjyqtarja e procedurës paraprake, Lidija Vuquroviq, ka pranuar se gjatë shqyrtimit gjyqësor janë konstatuar shkeljet dhe lëshimet e të dyshuarve.
Mirëpo, sipas saj Prokuroria me asnjë rrethanë apo fakt nuk e ka vërtetuar kërkesën e saj, se Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, mund të ndikojnë në dëshmitarë, apo të dëmtojnë dëshmitë.
Për më tepër, ajo e ka konsideruar të pabazë arsyetimin e prokurorisë, se të dyshuarit mund të përsërisin veprën penale për të cilën janë arrestuar.
Në vendim, thuhet se vepra e bërë në këtë rast, nuk ka mundësi të përsëritet më.
E kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Shyqri Syla, ka paralajmëruar se nesër do të bëjnë ankesë ndaj këtij vendimi.
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...
Zyrtarët e Trump po diskutojnë një tjetër takim të mundshëm ...
Qazim Laçi realizon supergol në fitoren e Rizesporit
Deputeti i VV-së: Ka pasur komunikime për president, por jo ...
“makazze” me një tjetër performancë spektakulare, NAVI e kal...
Celina shënon golin e parë në edicionin e ri të kampionatit ...