Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar se është duke shqyrtuar kërkesën e dorëzuar nga AAK lidhur me procedurën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit në Kuvendin e Kosovës.
Në një përgjigje për Arbresh.info, Gjykata ka bërë të ditur se “Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni.”
AAK e kishte dorëzuar këtë çështje para rreth dy javësh, duke kërkuar interpretim kushtetues për mënyrën e votimit në Kuvend, në një situatë të cilësuar si bllokim institucional.
Megjithëse çështja ka rëndësi të madhe kushtetuese dhe ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve të vendit, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për vendimmarrje.
Kjo vonesë po ndodh në një moment kur vendi ndodhet në një ngërç institucional, duke e bërë edhe më urgjente nevojën për një sqarim kushtetues./Arbresh.info
Presidenti i Turqisë, Erdogan reagon pas fitores së kombëtar...
Haxhiu pas humbjes nga Turqia: Kosova nuk ndalet
Gjenerali amerikan: 11 mijë sulme ndaj Iranit, nisën misione...
“Kokën lart, djema”, Kryetari i PDK-së i ngushëllon lojtarët...
Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror, mposhtet nga Turqia
Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerik...