Gjykata e Apelit, e ka aprovuar pjesshëm ankesën e prokurorisë themelore në rastin e të pandehurve E.G. dhe E.E. nga Ferizaj.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj i datës 29.09.2020, është ndryshuar, vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Të pandehurve (secilit veç e veç) u është ashpërsuar dënimi më burgim nga 7 muaj sa u është shqiptuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë, në një vit, njofton gjykata, shkruan arbresh.info
Gjykata Themelore në Ferizaj, i ka gjetur fajtor të pandehurit për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë, vepër kjo e dënueshme sipas nenit 402 paragrafi 4 lidhur me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Kolegji penal i Apelit, nder të tjera konstaton se me rastin e vlerësimit të rrethanave renduese, gjykata e shkallës së parë, është dashur të ketë në konsideratë edhe faktin se zyrtarët policorë, natën kritike ishin në detyra zyrtare, duke realizuar Planin Operativ për Zbatimin e Masave kundër Pandemisë Covid-19, kurse të pandehurit përveç që nuk ishin duke i zbatuar këto masa, ata edhe i kanë sulmuar të dëmtuarit në një vend publik. Andaj, nisur nga pesha e veprave penale, si dhe rrethanat tjera të rastit konkret, kolegji penal ka ardhur në përfundim se dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë ndaj të pandehurve janë dënime të buta”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit./arbresh.info/
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...