I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka mbajtur konferencën e jashtëzakonshme për media pas të cilën e kishte paralajmëruar pas miratimit të Ligjit për Trepçën.
Ai ka thënë se Serbia do të kërkojë takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për, siç ka thënë, konfiskimin e pronës serbe dhe shkeljes së rezolutës 1244.
“Unë sugjeroj një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkeljen e Rezolutës 1244”, ka thënë Gjuriq, transmetojnë mediat serbe. “Nëse nuk doni që kjo të bisedohet në Bruksel, atëherë kjo do të diskutohet në OKB. Trepça është themeli i ekzistencës sonë në Kosovë”, tha ai më tej.
Ai ka thënë se vendimi i Kuvendit nuk është i vlefshëm për Qeverinë, bizneset dhe qytetarët e Serbisë. Për më tepër, vendimi i institucioneve në Prishtinës siç i quan Gjuriq, është përpjekje për një spastrim etnik të serbëve në Kosovë.
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë