Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, është takuar me senatorin Ben Cardin, kryetar i Komisionit të Helsinkit dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Lartë të Kongresit.
Sipas një njoftimi të ambasadës serbe në Amerikë, Gjuriq i ka shpejguar senatorit konceptin e “Ballkanit të Hapur”.
“Përveç shkëmbimit të opinioneve për çështjet aktuale në nivel rajonal dhe global, Gjuriq i shpjegoi senatorit Cardin në detaje konceptin e Ballkanit të Hapur si një lidhje e re për ndërtimin e partneriteteve në pjesën tonë të Evropës”, njoftoi kjo ambasadë, raporton Tanjug./kk/
Parashikimi i motit për nesër
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...