Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë paguar rrymën për gjithë komunitetin serb në Kosovë dhe jo vetëm për ata të veriut.
Që prej vitit 2012 KEK-u kishte filluar zgjerimin e rrjetit nëpër të ashtuquajturën “enklavë” serbe në Kosovë dhe po atë vit KEK-u faturat e serbëve ia kishte dërguar UNMIK-ut ndërsa sipas drejtorit të KEK-ut, një faturë i është dërguar edhe qeverisë së Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë.
“Pas vitit 2012 kur filluan negociatat ne kemi bërë një shtrirje nëpër enklavat serbe. Të gjitha enklavat. Për çdo muaj ka fakte që faturat i janë adresuar UNMIK-ut. Pas pavarësisë një faturë i ka shkuar UNMIK-ut një qeverisë së Kosovës. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë paguar vetëm rrymën e veriut, por për të gjitha enklavat serbe në Kosovë”, ka thënë Gjukaj./Koha.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...