Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj, nga një veturë në lëvizje.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, por se nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Bazuar në informatat e para, dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri. Nga te shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Më vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Njësitet kompetente kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Zahiti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...