Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, mos respektim i shenjës së komunikacionit, ku me veprimin e tij rrezikoi këmbësorët .
Kjo informatë, me video u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë.
Policia, e ftoi qytetarin L.Z (M/K) 61 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...