
Screenshot
Një drejtues i një kamioni është gjobitur në Prishtinë, po ashtu edhe firma ku ai punon.
Policia bën të ditur se gjoba u shqiptua për ndotje të rrugës, rast ky që ishte identifikuar nga kamerat, transmeton Klankosova.tv.
“Ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjobë për mos sigurim të ngarkesës, ndërsa po ashtu është shqiptuar edhe gjobë ndaj firmës, në emër të personit juridik”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, do të vazhdojë kontrollet dhe masat ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e qarkullimit dhe rrezikojnë sigurinë në trafik apo ndotin ambientin, duke apeluar për respektim të ligjit dhe përgjegjësi gjatë pjesëmarrjes në trafik”./Arbresh.info


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...