Instruktorja e një auto-shkolle është gjobitur nga policia pasi që në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj kandidatja G.H është kapur duke përdorur celularin.
Për shkak se instrukturja është përgjegjëse për veprimet e kandidatit gjatë ushtrimeve, ndaj saj policia ka shqiptuar gjobë në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186, neni 231, paragrafi 9.2, në vlerë prej 200 euro, me 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik për tre (3) muaj, transmeton Arbresh.info.
Tutje në njoftim thuhet se instruktorja 51-vjeçare ka qenë e evidentuar edhe më parë për kundërvajtje të përdorimit të telefonit, duke vepruar për herë të dytë në kundërshtim me ligjin e trafikut rrugor.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjitha auto–shkollat dhe instruktorët e tyre që gjatë procesit të trajnimit të kandidatëve të respektojnë me përpikëri rregullat e trafikut, në mënyrë që të garantohet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 14 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë
Guardiola: Arseanali është ende në krye të tabelës, ne nuk d...
Agjencia Shtetërore e Lajmeve: Irani ka refuzuar të marrë pj...
Beteja e Koshares dhe rënia e Sali Çekajt, Rama: Momente të ...
Arteta pas humbjes nga Man City: Kemi besim të plotë se mund...
Forumi i Diplomacisë: Konjufca zhvillon takime të rëndësishm...