Policia e stacionit policor të Shtërpcës pas disa ankesave të qytetarëve dhe pasi ka inspektuar rrugët lokale të Shtërpcës, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve ishin të pa pastruara nga bora dhe ngricat, nga kompania përgjegjëse për pastrimim e rrugëve .
Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe sot ndaj kompanisë ka inicuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve edhe pse ishte paralajmëruar nga policia.
Me këtë rast policia , apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve./arbresh.info/


Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...