Policia e stacionit në Ferizaj, në rrugën ” Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj gjatë ditës së djeshme ka gjobitur një shofere të veturës Renault, e cila ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve, duke i rrezikuar këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor.
Policia e ka identifikuar shoferen R.H (F/K) e moshës 26 vjeçare, të cilës i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj./Arbresh.info

Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...