Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse me dënim 300 euro, 3 pikë negative, gjashtë muaj masë mbrojtëse dhe heqje e patentë shoferit ndaj ngasësit 36 vjeçar, i cili me veturë në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj ka bërë tejkalimin e shpejtësisë – në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 100 km/h, përcjell Arbresh.info.
Policia po ashtu apelon te qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë :192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./Arbresh.info/
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”