Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime për humbjen e kuzhinierit Gjakovarë, Përparim Babalija nga Covid-19.
Përmes një postimi në faceook, Gjini ka shkruar se Gjakova humbi një djalë të jashtëzakonshëm, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Një tjetër qytetar na la sot si pasojë e humbjes së betejës me virusin COVID-19.
Përparim Babalija i cili me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm ka prezantuar gatimet tradicionale të sofrës gjakovare dhe jo vetëm, sot ndërroi jetë.
Gjakova humbi një djalë të jashtëzakonshëm, një shef kuzhine recetat e të cilit janë gatuar me shumë dashuri edhe në familjet tona.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19!/arbresh.info/

Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa