Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentes, e cila ka kërkuar nga qeveria heqjen e tarifës ndaj produkteve amerikane.
Gjini, ka shprehur përkrahje për një pjesë të deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku ai thekson se çështja e tarifës ndaj produkteve amerikane nuk duhet të jetë një temë mediatike.
Ai ka theksuar se kërkesa e Presidentes është e drejtë, por ka shtuar se ajo është bërë një temë mediale pa sjellë ndonjë përfitim konkret për shtetin.
“Presidentja kërkon nga qeveria që të hiqet tarifa ndaj produkteve Amerikane. Pak minuta me vone e poston ne rrjete sociale kërkesën!! Pse??? Per here te pare pajtohem me një pjesë të deklaratës së ministrit Murati, se kjo nuk duhet të jetë qështje mediale. Por edhe ai vet po e bën mediale. Sot e mora vesh që Kosova ka pasur tarifë ndaj produkteve amerikane. Ndaj dikujt ne fqinjësi i ka heq plotësisht… Presidents, me te drejte ke kërkuar që të hiqet tarifa, por pa kurrfarë benefite për shtetin e ke bërë temë mediale”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup