Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar se sot janë testuar 17 mostra për Covid-19 nga kjo komunë dhe se të gjitha kanë rezultuar negative.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton arbresh.info
“Po shpresojmë shumë që me sonte po e mbyllim infeksionin sipas kontakteve nga ditët e fundit”, ka thënë tutje ai.
Haziri ka thënë se ende po vazhdohet monitorimi dhe mbështetja për 26 rastet e prekura dhe uron shërimin sa më të shpejtë të tyre, si dhe mbylljen e burimit të infeksionit.
Postimi i tij i plotë:
#Dita64. Nga 17 mostrat e sotme për #Covid19 në Gjilan, të gjitha kanë rezultuar negative. Po shpresojmë shumë që me sonte po e mbyllim infeksionin sipas kontakteve nga ditët e fundit. Do të vazhdojmë t’i monitorojmë dhe mbështesim 26 rastet e prekura. Urojmë shërim të shpejtë dhe mbylljen edhe të këtij burimi të infeksionit.
Ndërkohë, përpos aksionit për familjen Maloku, kemi filluar edhe aksionin për ndihmë ndaj Ilirit Behlulit dhe me kërkesën e babait të tij, këtë aksion për grumbullimin e mjeteve e kemi filluar tri ditë më parë. Apeloj njerëzit e vullnetit të mirë që ta mbështesin Ilirin për t’iu kthyer jetës normale. Ilir, do ta mundim pandeminë dhe leukeminë.
Për fund, dëshiroj ta falënderoj drejtorin e Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi dhe stafin e këtij televizioni për realizimin e koncertit PËR TY GJILAN, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit!
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore