Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, të martën ka kërkuar nga Kosova që të shfuqizojë, ose së paku të suspendojë zbatimin e taksës 100 për qind që Prishtina e ka vënë ndaj mallrave serbe, duke paralajmëruar kundër çdo eskalimi të mëtejmë të tensioneve.
Maas, duke folur në Paris në një takim për kufizimin e shpërndarjes së armëve të vogla nga Ballkani, ka thënë po ashtu se ndien keqardhje për dorëheqjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, raporton Reuters.
“Eskalimi i mëtejmë duhet të parandalohet urgjentisht”, tha Mass, transmeton Koha.net. “Sukseset e dialogut për normalizim duhet të ruhen”, theksoi ai.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...