Google ADS

Gjermania i dhuron Kosovës grant 6.5 milion euro për sektorin e Bujqësisë

11:03 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, kanë nënshkruar marrëveshjen për grant “Shërbime financiare për krijimin e vendeve të punës në sektorin e bujqësisë – Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro.

Ministri Hamza ka thënë se kjo është marrëveshja e tetë me radhe me Qeverinë e Republikës së Gjermanisë.

“Ky është grant, kontribut financiar pakthim. I falenderoj Qeverinë gjermane, ambasadorin Heldt dhe të gjithë taksapaguesit gjerman që po kobntibuojnë në përmirësimin e qytetarëve të Kosovës. Gjermania është njëri ndër kontribuesit më të mëdhenjë të Kosovës dhe deri më tani ka kontribuar mbi 500 milion euro dhe, u jemi shumë mirënjohës. Me këtë marrëveshje e kalojmë shumën prej 100 milion eurove që janë para falas”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Sipas tij me këtë marrëveshje j kanë ëprcaktuar për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

“Marrëveshja kap shifren 6.5 milion euro dhe janë të dedikuara për fondin për garantimin e kredive. Ky fond është themeluar me përkrahjen e donatorëve ku kontribuesi më I madh është Qeveria Gjermane. Këto mjete janë të dedikuara për përkrahje të donatorëve nga fusha e bizneseve”, ka thënë ai duke shtuar se mbi 80% të marrëveshjeve janë para grante, pa kthim.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se ka kjo është bazë që vendin ta oforojnë më afër integrimeve euroatlantike.

“Qeveria e Gjermanisë e ka mbështetur Kosovën me projektet e saj që nga vitit ’99. Ndihmesa ka qenë ne stabilizimin e vendit në disa fusha pas luftës. Ky fond u garantohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që janë shtyllë e zhvillimit ekonomik në Kosovë.Ideja e fondit është që të zhvillohet sektori ekonomik që rregullon të hyrat dhe krijimet e vendeve të reja të punës. Aspekti i rëndësishëm është mbështetja për Bujqësinë, sector ky që duhet financuar”, ka thënë ai./Arbresh.info

m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme