Gjermania e lumtur me aplikimin e Kosovës në KE, ia uron gjithë të mirat

13:19 | 13 Maj 2022

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se mezi pret ta shohë Kosovën në Këshillin e Evropës familjes të së cilit sipas tij Kosova i përket.

Duke shpërndarë njoftimin e Kryeministrit Albin Kurti për nisjen e procedurave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ambasadori gjerman ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për këtë proces.

“Mezi po presim të shohim Kosovën si pjesë të familjes së Këshillit të Evropës, i cili punon për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në rrugëtimin e anëtarësimit”, ka shkruar ambasador gjerman në Twitter.

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla – Schwarz, dje në selinë e KiE në Strasburg, ka dorëzuar aplikimin.

Kryeministri Kurti ka shkruar se pranimi i Kosovës do të ishte hap i madh për gjithë Evropën, me të cilën Kosova ndan aspiratën për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Serbia nga ana tjetër është alarmuar me këtë vendim të Kosovës dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuciq, ka thënë se me këtë veprim Kosova po e shkel marrëveshjen e Washingtonit. Mirëpo, në atë marrëveshje, që hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, në shtator të 2020-s, Kosova ishte zotuar që për një vit të mos aplikojë në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ishte zotuar ta ndalë fushatën kundër shtetit të Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara