Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në trafik.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë muajit prill 2026 janë shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit, duke rrezikuar sigurinë në rrugë.
Autoritetet policore apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi gjatë vozitjes.
Sipas policisë, edhe një moment i shkurtër pakujdesie nga përdorimi i telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e qytetarëve./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...