Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga puna e përditshme në Bllokun Operator të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive në QSUT.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se falë kapaciteteve të nevojshme dhe përkushtimit të strukturave mjekësore, ky bllok garanton trajtim efikas, të sigurt dhe në përputhje me standardet bashkëkohore për çdo pacient.
“Mirëmëngjes dhe me disa momente nga puna e përditshme në Bllokun Operator të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive në QSUT, i cili, falë kapaciteteve të nevojshme dhe përkushtimit të strukturave mjekësore, garanton trajtim efikas, të sigurt dhe në përputhje me standardet bashkëkohore për çdo pacient, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...