Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici një person në Han të Elezit

08:39 | 4 Maj 2026
E.H

Një person është ndaluar nga policia në Han të Elezit, pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Sipas policisë, i dyshuari ishte edhe shtetas i Kosovës dhe shtetas i RMV-së.

Pas intervistimit, i njëjti u është dorëzuar autoriteteve policore kufitare të Maqedonisë.

“Hani i Elezit 03.05.2026-15:15. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull shtetas kosovar (dhe shtetas i Maqedonisë së Veriut), pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari i është dorëzuar autoriteteve policore kufitare të RMV-së”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale