Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e gjerman, në Kosovë, Christian Heldt.
Përmes një postimi ne facebook, Gashi ka njoftuar se ne këtë takim ka falënderoi ambasadorin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti gjerman në konsolidimin e shtetit tëKosovës, në të gjitha fazat e shtet ndërtimit.
Postimi i plote:
Falenderova ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti gjerman në konsolidimin e shtetit të Kosovës, në të gjitha fazat e shtet ndërtimit. Në këtë takim vura në dukje kriteret që kanë plotësuar institucionet e sigurisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe kërkova nga ambasadori përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Republikën e Kosovës.
Me theks të veçantë diksutuam për afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike, veçanërisht sa i përket luftimit tejkufitar të të gjitha formave të kriminalitetit./arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...