Ka përfunduar vizita zyrtare e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Gardën Kombëtare të Iowas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një video të publikuar nga FSK, shihet se komandanti Jashari, i shoqëruar nga rreshteri i parë Bedri Zuka, u prit me duartrokitje nga përfaqësuesit e Gardës Kombëtare të Iowas.
“Vizita e KOMFSK-së, dhe delegacionit, rikonfirmon partneritetin strategjik ndërmjet, Forcës së Sigirisë së Kosovës dhe Iowa National Guard të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në një tjetër njoftim të kësaj force për vizitën e Jasharit.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...