Gjenerali Major Stephen Osborn, Agjenti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), ka realizuar një vizitë në Kosovë ku është pritur nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Gjatë takimit, ata diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes FSK-së dhe GKA, si pjesë e programit të partneritetit shtetëror të dy forcave.
Në kuadër të vizitës së tij, Gjenerali Osborn vizitoi Komandën e Logjistikës, ku u njoftua me zhvillimin dhe kapacitetet logjistike të FSK-së, sfidat që hasen dhe objektivat për të ardhmen.
Ai gjithashtu vizitoi Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes, ku mbajti një fjalim motivues, duke vlerësuar rolin e Akademisë në përgatitjen e udhëheqësve të rinj dhe duke theksuar sfidat që ata do të përballen në të ardhmen./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s