Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar për gjendjen aktuale në Drenas, dy ditë pas vërshimeve të shumta në atë komunë.
I pari i Drenasit ka treguar se në orët e mbrëmjes situata në gjithë territorin e komunës është qetësuar.
Ai ka treguar se gjendja është e menaxhuar për kundër siç tha ai, dëmet që janë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.
Po ashtu, ai për Tëvë1 ka thënë se qytetarët të cilët janë evakuuar, ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre, për faktin se pritet të bëhet pastrimi i shtëpive të tyre.
Në fund, Lladrovci theksoi se ekipet e komisionarëve kanë filluar të dalin në terren për t’i raportuar dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet dhe vërshimet që kanë qenë këto ditë në Drenas.
“Sot në orët e mbrëmjes është qetësuar situata pothuajse në gjithë territorin e komunës së Drenasit, pas vërshimeve të shumta që kemi pasur, ujërat e fundit që i kemi larguar janë para qendrës tregtare në Drenas, me që ka rënë niveli i lumit dhe ujërave kemi pasur mundësi me i largua, gjendja është menaxhuese, ka qenë menaxhuese për kundër dëmeve të shumta që janë bërë ekonomike, familjare, biznese dhe infrastrukturë komunale. Sigurisht qytetarët që janë larguar nuk janë kthyer ende në shtëpitë e tyre sepse ata kanë nevojë për pastrim të shtëpive, ekipet tona të komisioneve të ndryshme ka filluar me dalë në terren me i raportua dëmet”, ka deklaruar Lladrovci.
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...