Një person është zhdukur sot në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku për gjetjen e tij është angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.
Lidhur me këtë operacion, shoqata po ashtu ka përdorur edhe dronë për të mbuluar më shumë terren dhe për të ndihmuar në kërkime.
Nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka bërë të ditur për Arbresh.info se personi i zhdukur tashmë është gjeturdhe se gjendja e tij është e mirë.
“Po, është gjetur, gjendja e tij është mirë”, thanë nga kjo shoqatë.
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani,tha se kërkimi ka përfunduar pasi është gjetur një veture, afër një mali në Gjilan.
“Kërkimi ka mbaruar posa është gjetë vetura, në një malë afër Gjilanit, për momentin janë duke u hetuar rrethanat për çfarë arsye është vetura aty. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Nuk raportohet se ka persona të lënduar,” tha ai./Arbresh.info
Nis operacioni i kërkimit për një person të zhdukur në Gjilan
Përfundon aksioni i kërkimit për personin e zhdukur në Gjilan, deklarohet policia
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...