Një person gjendet pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Rastin e ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se ekipi mjekësor kanë pranuar informatën rreth orës 19:00
Ahmeti thotë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorin kanë nisur hetimet e rastit si vdekje e dyshimtë.
Po ashtu ajo shtoi se po merren të gjitha veprimet e nevojshme që do të ndihmonin në sqarimin e rastit.
“Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info/
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...