Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial “Trepça”.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se 58 vjeçari dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit.
“Vdekje e dyshimtë Mitrovicë, 03 prill 2023 Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial ” Trepça” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshhohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identikfikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Zahiti.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./Arbresh.info
Në Spitalin e Mitrovicës hiqet me sukses një tumor rreth 4 k...
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...