Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicën e Jugut, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet e zjarrfikësve që kanë hapur derën dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Arbresh.info.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Mitrovicë Jugu / 28.07.2025 – 22:00. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi i zjarrfikësve që e kanë hapur derën dhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...