Gjendet pa shenja jete një grua në Vushtrri, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

08:52 | 13 Gusht 2025
E.K

Një grua është gjetur pa shenja jete të martën në Vushtrri.

Bëhet e ditur se  rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Vushtrri 12.08.2025-01:25. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info