Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Prizren

09:41 | 24 Dhjetor 2025
E.G

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale