Të dielën pasdite është gjetur një burrë pa shenja jetë në banesën e tij e cila ndodhet në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar, njofton Klan Kosova.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./klan kosova/