Një mjet i dyshuar shpërthyes është zbuluar të shtunën në Kaçanik gjatë punimeve me ekskavator.
Rasti është raportuar më 26 prill, rreth orës 13:27, shkruan Arbresh.info.
Sipas raportit të policisë, gjatë gërmimeve është hasur në një mjet që dyshohet të jetë i rrezikshëm. Menjëherë pas raportimit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin përreth.
Për të garantuar sigurinë dhe për të trajtuar mjetin e dyshuar, në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe njësiti për deminim i KFOR-it.
“GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR Kaçanik/ 26.04.2025-13:27. Është raportuar se gjatë gërmimeve me ekskavator është hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes po ashtu në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti për deminim i KFOR-it.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron