Policia ka njoftuar se në Gjilan, në çatinë e një objekti banesor ka gjetur një çantë në të cilën kishte marihuanë.
Në raportin 24 orësh të PK-së thuhet se marihuana ishte e ndarë në paketime, poashtu ishte një peshore elektronike dhe qese të papërdorura.
“Rr. Esat Berisha, Gjilan 29.06.2024 – 14:20. Pas marrjes së një informate, njësitë policore në çatinë e një objekti banesor, kanë gjetur një çantë në të cilën kishte substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të ndara në paketime me peshë prej 184.8 gramë, një peshore elektronike si dhe qese të papërdorura”, thuhet në njoftim.
Substanca e dyshuar është konfiskuar. Nuk raportohet për të arrestuar.
Daniel Carvajal, drejt fundit të karrierës te Real Madridi
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë...
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida
Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot
Kina, fituesja e madhe ekonomike nga lufta SHBA-Iran në Lind...