Është raportuar se një person mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar në fushën e tij në Rahovec, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Sipas informacioneve fillestare, viktima ka njoftuar menjëherë autoritetet për rastin, duke shmangur kështu ndonjë rrezik të mundshëm për jetën dhe pronën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, përfshirë njësitin e EOD-së së FSK-së (Demolim i Mjeteve Eksplozive), të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin e situatës.
“Rahovec 29.03.2026, 16:30. Është raportuar se derisa ishte duke punuar në fushën e tij viktima mashkull kosovar kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i EDO-së së FSK-s ku kanë bërë shpërthimin e mjetit të dyshimt.”, thuhet në raportin e policisë.
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...